Rreth Al Trade Construction

Al Trade Construction, si dege shumë e rëndësishme e Al Trade Center për fokus e ka ndërtimin dhe shitjen e banesave dhe aktivitete tjera të patundshmërisë.

Me një ekip profesional, synon që me projektet e ndërtimit të krijojë një standard bashkëkohor të jetesës për klientët e saj. Gjithherë duke synuar plotësimin e kushteve dhe nevojave të banoreve përmes ofrimit të cilësisë në ndërtim, sigurisë, komoditetit dhe rehatisë.

Në projektet e Al Trade Center, edhe pas finalizimit të projekteve ne ruajmë lidhjen tonë me klientin edhe më gjatë.

Menaxhim të përhershëm përmes: shërbimit të mirëmbajtjes 24/7 me shtëpiak të dedikuar për kompleksin, monitorim me kamera 24/7, kontrollet e qasjes në të gjitha hyrjet, garazhet dhe parkingjet, furnizim me ujë 24/7 edhe për raste urgjente me rezervuar të dedikuar.