Kompleksi Afaristo/ Banesor Linda Premium Residence

Aty ku rehatia, komoditeti dhe siguria janë bashkuar në një vend. Projekt që do mahnitë nga madhështia, ndryshe nga të tjerat.

Kompleksi ndodhet në zonën Prishtina e Re në Veternik; buzë rrugës A që lidhet me rrugën B dhe me Qendrën e Prishtinës. Me qasje të lehtë dhe shumë afër rrugës magjistrale Prishtinë – Ferizaj. Kompleksi është i pajisur me leje të rregullt urbanistike dhe ndërtimore nga komuna e Prishtinës. Me një distancë të madhe në mes të objekteve, ofrohen plane të banesave dhe lokaleve me sipërfaqe të ndryshme.

Sipërfaqet e banesave Objekti A 15,549.59 m²:
46.69m², 63.81m², 74.58m², 75.55m², 83.43m², 84.44m²,
86.18m², 89.13m², 89.28m², 90.21m²,91.46m², 104.40m², 108.34m², 110.64m²,123.42m², 127.7m²,
138.29m²,128.48m²,145.35m², 148.15m², 148.68m²,165.28m²,182.17m².
Lokale afariste 1723.24m².

Në kompleksin Linda Premium Residence për rehatinë dhe komoditetin e banorëve planifikohet të ketë:
Sistem të plotë menaxhimi, mirëmbajtjeje me shtëpiak të dedikuar,
Kopsht për fëmijë,
Supermarket dhe restaurant,
Mjeku i lagjes dhe barnatore,
Qendër fitnesi me SPA, pishinë të mbyllur dhe sauna,
Ambiente për rekreacion të banorëve dhe hapësira të dedikuara për komunitetin,
Parking të jashtëm dhe nëntokësor.

Karakteristikat e objektit:

  • Hapësira të mjaftueshme gjelbëruese, kënde të lojërave për fëmijë
  • Sigurim dhe vëzhgim 24/h me kamera
  • Izolim të jashtëm me lesh guri, fasadë ventiluese
  • Muret e përbashkëta të banesave janë mure dy-shtresore, me izolim akustik me lesh guri në mes
  • Dritaret e kualitetit të lartë të prodhuara nga PVC: me profil 80 mm, xham të temperuar të sigurisë së lartë, termoizolues, katër-stinor
  • Dyer të blinduara dhe dyer të brendshme CPL
  • Cdo banesë ka të inkorporuar dy sisteme të ngrohjes qendrore: lokale dhe atë të ngrohjes nga Termokosi
  • Sistemin smart home/ shtëpi e mençur
  • Objekti banesor është i pajisur me dy ashensorë të cilësisë së lartë
  • Pastrimi i banesave përmes sistemit filtrues dhe mekanik