Kompleksi Afaristo/ Banesor Linda 1

E veçantë, elegante dhe ndryshe nga ofertat tjera në Fushë Kosovë!

Kompleksi Linda 1 ka një menaxhim efikas të përhershëm, një rëndësi e veçantë i është kushtuar mirëmbajtjes dhe shërbimeve 24/h për banorët e saj. Kompleksi Linda 1, ndodhet në Fushë Kosovë, në bllokun e ri urbanistik pranë rrugës Nënë Terezë, afër qendrës për materiale ndërtimore dhe vegla pune Baumarket, me qasje të shpejtë dhe të lehte në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë.

Në kompleks ndodhet edhe kopshti për fëmije (IP Linda), lehte i qasshëm per nevojat e banoreve të kompleksit. Ndërtimi është bërë me material kualitativ të klasës së parë dhe ofron veçori të mira termike e akustike. Kompleksi Linda 1 ofron kualitet, komfor, hapësirë, ngrohtësi dhe arkitekturë bashkëkohore. Kompleksi ynë është i pajisur me leje të rregullt urbanistike dhe ndërtimore nga Komuna e Fushe Kosovës. Orientimi i kompleksit është shumë i mirë për banim dhe me ndriçim të mjaftueshëm.

Karakteristikat e kompleksit

  • Sipërfaqja: prej 9,066m²,
  • Numri i njësive banesore: 72
  • Numri i parkingjeve nëntokësorë/ garazheve: 38 vende,
  • Parking i veçantë mbitokësor: 17 vende,
  • Monitorim me kamera: po
  • Kontrolle te qasjes ne hyrjet: po
  • Furnizimi me ujë: Ujësjellësi Batllava, 24/7, furnizim emergjent edhe me rezervuar
  • Ashensorët: 2 ashensorë
  • Hapësire e dedikuar per fëmijët: po