Kompleksi Afaristo/ Banesor Linda 2 dhe 3

Rehati dhe komoditet që zgjatë!

Kompleksi Linda 3 ka një menaxhim efikas të përhershëm, një rëndësi e veçantë i është kushtuar mirëmbajtjes dhe shërbimeve 24/h për banorët e saj. Kompleksi Linda 3, për komoditetin e banorëve ka planifikuar të ketë: një super-market me artikuj të ndryshëm, po ashtu shumë afër saj një kopsht për fëmijë, mirëmbajtje 24/h të kompleksit dhe të ashensorëve dhe furnizim me ujë 24h.

Kompleksi Linda 3, gjendet po ashtu afër Baumarket në Fushë Kosovë, afër Universitetit AAB. Me qasje tepër te lehte dhe shume afër rrugës magjistrale Prishtine – Fushe Kosovë. Kompleksi është i pajisur me leje të rregullt urbanistike dhe ndërtimore nga Komuna e Fushkosovës

Ngrohje qendrore: ç’do banesë (ka të inkorporuar dy sisteme, lokal dhe mundësinë e ngrohjes nga Termokosi kur te zgjerohet rrjeti në këtë rrugë). Kualiteti i dritareve: dritare nga PVC me profil 80mm, me 3 xhama dhe roleta të jashtme nga alumini. Termo izolimi: izolimi i jashtëm me lesh guri dhe tulla të fasadës. Dyert: dyer të blinduara dhe dyer të brendshme me mbi-ndriçim CPL. Muret ndarëse: ndarja në mes të banesave me dy mure dhe izolim akustik. Kualiteti i dyshemeve: dysheme laminati dhe pllaka qeramike. Orientimi i kompleksit është shumë i mirë për banim dhe ka diell të mjaftueshëm, është shumë i përshtatshëm për banim dhe ka pamje jug-lindore me ndriçim natyral të mjaftueshëm.

Karakteristikat e kompleksit

  • Numri i njësive banesore: 112
  • Numri i parkingjeve nëntokësorë/ garazheve: kompleksi ka parkingje të mjaftueshme dhe lokale afariste 78 vende
  • Parking i veçantë mbitokësor: po, 12 vende
  • Monitorim me kamera: po
  • Kontrolle te qasjes ne hyrjet: po
  • Furnizimi me ujë: Ujësjellësi Batllava, 24/7, furnizim emergjent edhe me rezervuar
  • Ashensorët: 4 ashensorë
  • Hapësire e dedikuar per fëmijët: po