Kompleksi Afaristo/ Banesor Linda 6

Rehatia, komoditeti dhe siguria të bashkuara në një vend!

Fletushka online, për më shumë detaje shkarko!

Kompleksi Linda 6, është një projekt tjetër që po jetësohet nga ne, projekt ky në të cilin është planifikuar që të përmbushën të gjitha nevojat e juaja për banim, kompleksi do të ketë menaxhim efikas të përhershëm, rëndësi si edhe tek projektet tjera i është kushtuar aspektit të mirëmbajtjes dhe shërbimeve 24/h për banorët.

Kompleksi Linda 6 i bashkohet komplekseve tjera Linda 4-5 dhe Linda 1 në Fushë Kosovë, në Rr. Nënë Tereza shumë afër Baumarket dhe Al Trade Market. Linda 6 është e pozicionuar në një hapësire ku ofrohet qasje shumë e lehtë në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë. Përparësi tjetër është edhe mundësia e lehte për tu qasur në Autostradë. Kompleksi është i pajisur me leje të rregullt urbanistike dhe ndërtimore nga komuna e Fushë Kosovës.

Në çdo banesë (ka të inkorporuar dy sisteme të ngrohjes qendrore, lokal dhe mundësinë e ngrohjes nga Termokosi kur të zgjerohet rrjeti në këtë rrugë). Kualiteti i dritareve: dritare nga PVC me profil 80mm, me 3 xhama dhe roleta të jashtme nga alumini. Termo izolimi: izolimi i jashtëm me lesh guri dhe tulla të fasadës. Dyert: dyer të blinduara dhe dyer të brendshme CPL. Muret ndarëse: ndarja në mes të banesave me dy mure dhe izolim akustik. Kualiteti i dyshemeve: dysheme laminati dhe pllaka qeramike. Furnizim të rregullt me energji elektrike 24h, ujë i pijshëm përmes sistemit te filtrimit 24h, sigurim ne hyrje te objekteve 24h, vëzhgim me kamera dhe alarme për mbrojtjen e pasurisë tuaj.