Kompleksi Afaristo/ Banesor Linda 7

Kompleksi afarist-banesor Linda 7, aty ku rehatia, komoditeti dhe siguria janë të bashkuar në një vend. Projekt që do t’ju mahnitë nga Arkitektura e saj, dhe madhështia që posedon.

Linda 7 po merr hapat e saj të parë drejt sigurimit të një ambienti të qetë, komod dhe relaksues. Ky kompleks është i projektuar duke përzgjedhur çdo detaj me kujdes të madh. Kompleksi ndodhet afër rrugës kryesore Nënë Tereza, Fushë Kosovë afër Baumarket dhe Al Trade Market.

 

Në vazhdën e investimit në objekte banimi dhe afarizmi, Al Trade Center ka filluar projektin më të ri në Fushë Kosovë. Linda 7 një kompleks banimi afër komplekseve të tjera si Linda 1,2, 6, të Al Trade Center, në zonën me të rehatshme për banim në Fushë Kosovë. Ku ofrohet qasje shumë e lehtë në rrugën magjistrale Prishtinë – Fushë Kosovë. Përparësi tjetër është edhe mundësia e lehtë për tu qasur në Autostradë. Kompleksi është i pajisur me leje të rregullt urbanistike dhe ndërtimore nga komuna e Fushë Kosovës. Me një distancë të madhe në mes të objekteve, ofrohen plane të banesave dhe lokaleve me sipërfaqe të ndryshme.

Në çdo banesë (ka të inkorporuar dy sisteme të ngrohjes qendrore, lokal dhe mundësinë e ngrohjes nga Termokosi kur të zgjerohet rrjeti në këtë rrugë).

Në kompleksin Linda 7 për rehatinë dhe komoditetin e banorëve planifikohet të ketë:

  • Sistem të plotë menaxhimi, mirëmbajtjeje me shtëpiak të dedikuar.
  • Kopsht për fëmijë.
  • Supermarket dhe restaurant.
  • Mjeku i lagjes dhe barnatore.
  • Qendër fitnesi me SPA, pishinë të mbyllur dhe sauna.
  • Ambiente për rekreacion të banorëve dhe hapësira të dedikuara për komunitetin.
  • Parking të jashtëm dhe nëntokësor.

Karakteristikat e përgjithshme:

  • Objekti është i pajisur me ashensorë të cilësisë së lartë
  • Ngrohje qendrore
  • Oxhak dhe Ventilim
  • Furnizim me ujë nga Batllava 24/h, si dhe rezervuar
  • Dritare nga PVC, 3 gomza, 3 xhama dhe xham 4 stinor, roleta të jashtme nga alumini
  • Termoizolim i jashtëm me lesh guri dhe tulla të fasadës
  • Ndarja në mes të banesave me dy mure dhe izolim akustik
  • Monitorimi i objektit me kamera nga tekniku 24/7
  • Dysheme laminati dhe pllaka qeramike
  • Ventilim me sistem të avancuar
  • Hapësirë e dedikuar për komunitetin
  • Vendparking të jashtëm, nëntokësor dhe depo
  • Hapësirë gjelbëruese dhe kënd i dedikuar për fëmijë
  • Mirëmbajtje me shtëpiak të dedikuar