Aktivitetet për ditën ndërkombetare të fëmijëve


Një Qershori, është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta festojnë këtë ditë me prindër. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë feste, por edhe në një ditë sensibilizimi. Kompania jonë ka synim që të krijoi një frymë të re në vendin tonë, që së bashku të ndertojmë të ardhmën e fëmijëve tanë.

Mbjellja e fidanëve në festën e fëmijëve, ishte një nga aktivitetet e shumta. Ndryshe nga ditët e zakonshme në tri qytetet e Kosovës, u realizua si një aksion simbolik, që së bashku me fëmijët bëmë mbjelljen e fidanëve si simbolikë (për një qytet të gjelbëruar për të ardhmën e tyre) duke e shëndërruar në një atmosferë festive dhe mjaft argëtuese për fëmijët. Për një kohë të caktuar, u ndam në tre grupe se bashku me fëmijët, për tri qytetet: Drenas, Fushë Kosovë, Prishtinë. Si mbështetës në këtë iniciativë gjetëm mirëkuptim nga, Kryetarët e Komunave (në fjalë si shenjë përkrahje për këtë aktivitet).

Ishin prezent edhe prindërit, gjyshërit, mësuesit, për t'i shoqëruar të vegjëlit gjatë këtij aktiviteti, që fëmijët e tyre t'i shihnin derisa argëtoheshin dhe buzëqeshin! Për Komunat në fjalë, përveç se u mbollën fidane, në Prishtinë u realizua edhe projekti sistemit te ujitjës në parkun e Dardanisë, ku dhe komuna ka shprehur vullnetin të investoj në atë park në hapjën e pusit dhe rregullimin e shtigjeve për këmbësorë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të reflektoj pozitivitet për të tjerët, dhe sidomos për fëmijët. T'i bashkojmë forcat për aktivitete të tilla, duke iu bashkuar festës së fëmijëve, sepse e ardhmja jonë qëndron pikërisht tek fëmijët, të edukimi dhe sensibilizimi i tyre.

Al Trade Center të gjithë fëmijëve ju uronë 1 Qershorin!

Së bashku, jemi të lumtur!
Al Trade Center
01 Qershor, 2018

Fotografi gjatë aktivitetit