Vazhdon aktiviteti tashmë tradicional Bashkëpunimi me
“Qendrën e Transfuzionit të Gjakut”!


Për shkak që nevoja për transfuzion të gjakut është shumë urgjente dhe e shpeshtë, AL Trade Center në bashkëpunim me ‘ Qendrën për Transfuzion të Gjakut’ - QKUK morri iniciativën përsëri këtë vit të organizoj këtë aktivitet që pati një rezultat mjaft të suksesshëm.

Tashmë veçse e njour si traditë bëri thirrjen e shumë vullnetarëve që të merrnin pjesë, gjithashtu shënoj edhe përvjetorin e 20-të të themelimit të kompanisë. Aktiviteti u përcjell përseri me sloganin ‘Bëhu Hero, Dhuro Gjak’ ku inkurajoj edhe më shumë njerëz që të dhurojnë gjak vullnetarisht me fokus që të ketë ndikime pozitive në shoqëri.

Dita e parë e këtij aktiviteti filloj me datë 20 Nëntor 2019 ku u mbajt në Linda Premium Residence, Veternik, Prishtinë dhe vazhdoj të Enjten me 21 Nëntor në ATC Market me lokacion Rruga e Jasharajve, në Drenas.

Al Trade Center falënderon ekipën e “Qendrës të Transfuzionit të Gjakut” - QKUK për bashkëpunimin, stafin e kompanisë si dhe vullnetarët tjerë të rastit që ishin të pranishëm ku bashkërisht e dëshmuam që “të dhurosh gjak, do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë”.
Së bashku jemi të lumtur!...

Fotografi gjatë aktivitetit