Vizita e Odës Ekonomike të Kosovës në Al Trade Center


Sot, nё kompaninë tonë, për vizitë ishte kryetari i Odёs Ekonomike tё Kosovёs, Berat Rukiqi me bashkёpuntorё , tё cilёt u pritën nga pronari i kompanisë dhe stafi menaxhues.

Kryetari i OEK-ut, z.Berat Rukiqi, vizitoi sot kompaninë “Al Trade Center” si shenjë përkrahje për sektorin e ndërtimit. Pronari i "Al Trade Center" , Sokol Gashani, e njoftoi Rukiqin pёr punën, angazhimin dhe tё arriturat e kompanisë, si dhe për sfidat më të cilat ballafaqohën.

Z. Rukiqi shprehu rëndësinë që posedon sektori i ndërtimit në rritjën e vazhdueshme të punësimit në vendin tonë. Gjatë kësaj vizite, pronari i “Al Trade Center”, z. Sokol Gashani, falënderoj kryetarin për vizitën dhe e vlerësoi lartë punën e OEK-ut për mbështetjen e bizneseve në përgjithësi. Z. Rukiqi shtoi se OEK do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të sektorit ndërtimor, për promovimin e vlerave dhe tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohën kompanitë e ndërtimit.

Vizita vazhdoi edhe në kompleksin afaristo-banesor “Linda Premium Residence”, projekt ky që menaxhohet nga "Al Trade Center".
"Al Trade Center" përveç pjesës ndërtimore posedon edhe sektore të tjera që veprojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Së bashku, jemi të lumtur!
Al Trade Center
23 Gusht, 2018

Fotografi gjatë aktivitetit