Rreth IP Linda

Al Trade Center me suksesin e korrur në fushën e patundshmërive, respektivisht me suksesin në shitjen e banesave në komplekset e ndërtuara, për ta krijuar një marrëdhënie më afatgjatë me klientin, ka themeluar Institucionin Parashkollor "Linda", qe funksionon në hapësirat e komplekseve që ka ndërtuar.

IP Linda veprimtarinë në fushën e përkujdesjes ndaj fëmijëve e ushtron në Fushë Kosovë dhe është i licencuar nga MASHT. IP Linda ofron përkujdesje ditore dhe program edukativ për të gjithë fëmijët për grup moshat nga 06 muaj deri në 6 vjeç, si dhe program mbështetës për fëmijë shkollarë të ciklit të ulët.


Stafi dhe planprogrami

IP Linda, ka të angazhuar një staf profesional për të zhvilluar aktivitetet dhe plan-programin i cili bazohet në kurrikulën e aprovuar nga MASHT, duke mos përjashtuar kombinim të programit me kurrikula ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe kursin e muzikës dhe të gjuhës angleze.

Programi në IP Linda, përpos që ngërthen në vete punën praktike, gjithashtu kjo kombinohet edhe me vizita të përmuajshme jashtë objektit në institucione publike, private, fabrika, ferma dhe shëtitje me karakter edukativ. E gjithë puna zhvillohet në një ambient të rehatshëm me standardet më bashkëkohore.

  • Orari i punës: Hene-Premte 07:00 deri 18:00
  • Siperfaqja: mbi 600m²
  • Ushqimi: 4 racione ushqim per femijet
  • Parking: Po (parking te mjaftueshem per familjaret)
  • Vezhgim me kamera: Po