Lancohet programi i lojalitetit në qëndrat e Al Trade Market

Kartela e Buzëqeshjes

Së bashku, jemi të lumtur!

Me moton e njejtë ne udhëhiqemi gjatë rrugëtimit tonë. Al Trade Market me datë 25 Mars, 2017, lanson për herë të parë programin e lojalitetit “Kartela e Buzëqeshjes”. Për tu bërë pjesë e programit procedura është shumë e thjeshtë:

  • Kartela, regjistrimi dhe shërbimi ofrohen plotësisht falas,
  • Pas plotësimit të formularit me të dhëna personale, që ofrohet në të gjitha pikat e Al Trade Market, ju pajiseni me kartelë,
  • Regjistrimi bëhet në mënyrë automatike brenda 24 orëve.

Bëni llogaritjet vet! Pas çdo blerje që do bëni, shuma e shpenzuar do grumbullohet në kartelë pas skanimit tek arka. Për çdo 1€ blerje, llogaritet 2% zbritje, shembull: nëse ju blini në vlerë 100€ fitoni 2 € zbritje. Të gjithë klientët që paraprakisht regjistrohen si konsumator lojal të Al Trade Center, Al Trade Market dhe Institucionit Parashkollor Linda, dhe që pajisen me kartelë, në momentin e aktivizimit të kartelës së lojalitetit, automatikisht do të filloj të ju qarkullojë euro-bonusi pas çdo blerjeje apo në momentin e regjistrimit të fëmijëve në IP Linda me 2% (dy përqind). Bonusi mund të tërhiqet çdo 3 ,6 apo 12 muaj në pikat e Al Trade Market, në raport me vlerën e blerjeve të grumbulluara në kartelë me 2% (dy përqind). Bonusi mund të rritet në raport me vlerën e blerjeve.