Al Trade Market

Al Trade Center, ndër veprimtaritë biznesore që ushtron ka edhe Al Trade Market, rrjet i qendrave tregtare me fokus në tregtinë e mallrave me pakicë, aktualisht me 2 pika të shitjes Fushë Kosovë dhe në Drenas.

Duke pasur parasysh kërkesat e shumta për zgjerim edhe në lokacione tjera për mbulimin e nevojave të qytetarëve Al Trade Center së shpejti planifikon të bëjë edhe hapjen e qendrave tjera që të jetë më afër konsumatorëve. Qëllim i Al Trade Center është që të jetë sa më afër konsumatorit me ofertat më të mira në treg për produktet që ofron si teknikë të bardhë, sanitari, tekstil (perde, tepihë etj.), produkte ushqimore, pemë, perime e shumë produkte tjera.

Al Trade Center, pikësynim të vazhdueshëm e ka që përmes shërbimeve të saj në fushat e ndryshme, duke i plotësuar nevojat, ti kursej kohën konsumatorit. Duke ofruar produktet të freskëta me çmime konkurruese në një ambient familjar, të ngrohtë dhe të favorshëm për blerje; me moton që secili konsumator është një bashkëpunëtor, duke e trajtuar secilin individ miqësisht si pjesëtar të familjes sonë të madhe.