Te rejat

Vazhdon aktiviteti tashmë tradicional Bashkëpunimi me “Qendrën e Transfuzionit të Gjakut”!

Për shkak që nevoja për transfuzion të gjakut është shumë urgjente dhe e shpeshtë, AL Trade Center në bashkëpunim me ‘ Qendrën për Transfuzion të Gjakut’ – QKUK morri iniciativën përsëri këtë vit të organizoj këtë aktivitet që pati një rezultat mjaft të suksesshëm.

Tashmë veçse e njour si traditë bëri thirrjen e shumë vullnetarëve që të merrnin pjesë, gjithashtu shënoj edhe përvjetorin e 20-të të themelimit të kompanisë. Aktiviteti u përcjell përseri me sloganin ‘Bëhu Hero, Dhuro Gjak’ ku inkurajoj edhe më shumë njerëz që të dhurojnë gjak vullnetarisht me fokus që të ketë ndikime pozitive në shoqëri.

Dita e parë e këtij aktiviteti filloj me datë 20 Nëntor 2019 ku u mbajt në Linda Premium Residence, Veternik, Prishtinë dhe vazhdoj të Enjten me 21 Nëntor në ATC Market me lokacion Rruga e Jasharajve, në Drenas.

Al Trade Center falënderon ekipën e “Qendrës të Transfuzionit të Gjakut” – QKUK për bashkëpunimin, stafin e kompanisë si dhe vullnetarët tjerë të rastit që ishin të pranishëm ku bashkërisht e dëshmuam që “të dhurosh gjak, do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë”.
Së bashku jemi të lumtur!…

 

Për 20 ditë sjellim 20% zbritje

Kompania udhëheqëse tashmë e njohur për ndërtime dhe tregëti me material ndërtimor, shërbimet e saja profesionale deri tani asnjëherë nuk e dëshpruan qytetaret e Kosovës dhe banorët të cilët tashmë veçse janë në pritje për të hyrë në kompleks feston 20 vjetorin e themelimit e Kompanisë.

Gjatë këtyre 20 viteve ne punuam me përkushtim për të sjellur tek ju mundësi të reja të jetesës me stile ndërkombëtare – konstantoj bordi i Al Trade’s.

Ky 20 vjetor është dhurata jonë për ju, me gjithë ndershmëri. Duke filluar nga data 1 deri me 20 Gusht, ju keni një mundësi fenomenale për të përfituar në blerjen e një banese e cila jo vetëm që ju shërben për rehati por edhe ide tjera për përfitime ekonomike. Pra gjatë20 ditëve përfitoni nga mundësia për të vënë bazat për një jetë të sigurtë, plot lumturi, besueshmëri dhe qëndrueshmeri në vendin ku jetoni duke blerë banesë në kompleksin Linda Premium Residencë me 20% me lirë, kompleks ky që po vlenëtë përmendet arkitektura karakteristike sikur në vendet perëndimore.

Ky kompleks përveç që ofron të gjitha kushtet bashkëkohore për një jetë komode, të qetë dhe të sigurtë në kryeqytetin Prishtina, ka edhe vendndodhje mu afër qendrës së qytetit, ajo gjendet tek magjistralja rruga A e cila deporton në dalje të rrugës B, gjithashtu poshtë rrugës janë të renditura lokale tjera që ju presin me natë argëtimi, por edhe këte ju siguron kompleksi sepse restaurantin e keni brenda.

Benefitet

-Hapësira gjelbëruese për shëtitje dhe rekreacione në kompleks. -Kënde të lojërave për fëmijë në oborrin e kompleksit dhe kopsht për fëmijë. -Sigurim dhe vëzhgim 24/h me kamera në të gjithë kompleksin jashtë si dhe brenda.

Në Linda Premium Residencë ofrohet:

– Sistem të plotë menaxhimi, mirëmbajtjeje me shtëpiak të dedikuar.
– Kopsht për fëmijë.
– Supermarket dhe restaurant.
– Mjeku i lagjes dhe barnatore.
– Qendër fitnesi me SPA, pishinë të mbyllur dhe sauna.
– Parking të jashtëm dhe nëntokësor.

si dhe

-Sistemin smart home/ shtëpi e mençur, kurseni më shumë energji edhe në mënyrë ekonomike. Përmes telefonit mobil kontrolloni të gjithë banesën, si dhe përmes aplikacioneve të ndryshme mund të keni qasje në elektroni këtë ndryshme, qoft ta bëni kafën e mëngjesit, ti hapni dritaret apo ti mbyllni dritat.

Ky kompleks ka për qëllim të ju drejtoj drejt një jetese të shëndetshme sepse e gjitha ështëprojektuar për ta vetdijsuar qëndrueshmerinë dhe kujdesin ndaj ambientin dhe klimës globale, për shkak të vendndodhjes ju keni përparësi të përjetoni një pamje fantastike çdo me terracat e mëdha dhe ballkonet Linda Premium Residencë ju ofron ambient të përshtatshëm për evente të ndryshme apo çlodhje.

Koha kalon shpejtë, shfrytëzoje rastin dhe përfito nga kjo ofertë.

Kontaktoni për më shumë detaje Linda Premium Residence:

 

0800 77 770(pa pagesë), +383(0)44 976 777, +383(0)49 777 127, +383(0)49 318 676.

[email protected] | altradecenter.com

Aktivitetet për ditën ndërkombetare të fëmijëve

Sot ne si kompani në bashkëpunim me komunën e Prishtinës shënuam ditën ndërkombëtare të fëmijëve, duke mbjellur kështu fidane në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

E ardhmja padyshim që janë këta, fëmijët që çdo ditë e nisim me mendje dhe plot zemër që të japim maksimumin për të ardhmen e tyre më të mirë, ku ka më mirë se të jemi së bashku me ta, të angazhohemi së bashku për një qytet të gjelbërt një ambient për të ardhme më të mirë me ata që ne jemi plot shpresë që do të na vinë ditë më të mira.

Urime 1 Qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëv!

Së bashku, jemi të lumtur!
Al Trade Center
01 Qershor, 2019

Vizita në Pediatri, QKUK

Sot u ndanë dhurata për fëmijët në repartin e pediatrisë në QKUK nga kompania Al Trade Center, kompania kreative Tatamata dhe portalit Telegrafi.

Aktiviteti i shpërndarjes së dhuratave në prag të festave të fundvitit, vazhdoi edhe sot nga kompania Al Trade Center së bashku me bashkëpunëtorët e tyre, Tatamata kompania kreative dhe portali Telegrafi. Para aktivitetit të shpërndarjes së dhuratave, këto kompani u taukan me drejtoreshën e repartit të Perdiatrisë znj. Drita Telaku Qosaj. Në këtë takim u bisedua për këtë iniciativë të marrë nga këto kompani. Znj. Qosaj ishte shumë mikpritëse dhe falenderoi këto kompani që sado pak kanë gëzuar fëmijët e këtij reparti me dhuratat të cialt janë përgatitur për ta.

Gjithashtu ajo u tregua e gatshme që edhe në të ardhmën të bashkëpunojnë për realizimin e aktiviteteve të ndryshme në të mirë të fëmijëve të vendit tonë. Pas këtij takimi kompanitë së bashku me stafin e repartit të Pediatrisë ndanë dhuratat për të gjithë fëmijët që ishin të pranishëm sot në këtë repart.

Al Trade Center, Tatamata dhe Telegrafi u ndanë të kënaqur me rrjedhën e aktivitetit dhe ishin të kënaqur që sadopak fëmijëve ja u bënë ditën më të bukur dhe sjellën buzëqeshje ne fytyrat e tyre. Al Trade Center do të vazhdoj me aktivitete të ndryshme, me qëllimin dhe dëshirën që secilën herë të bashkangjiten edhe kompanitë e tjera në të tilla iniciativa.

Së bashku jemi të lumtur!
Al Trade Center
13 Dhjetor, 2018

Dhuratat per femijet e fshatit SOS

Al Trade Center edhe këtë fund vit së bashku me kompanitë bashkëpunuese Tatamata dhe Telegrafi.com, gëzuan fëmijët e Fshatit SOS me dhurata.

Al Trade Center si gjithmonë edhe këtë vit vazhdoi me aktivitetin e dhurimit të dhuratave për fëmijët e fshtatit sot. Kësaj radhe në bashkëpunim me kopmaninë kreative Tatamata dhe Portalin Telegrafi. Ky aktivitet u mbajt sot ne Fshtatin SOS – Velani. Për fëmijët u organizua një shfaqje e vogël me maskotat që ishin prezent që ta bënin këtë ditë edhe më të veçantë për ta. Fëmijët patën mundësi të argëtoheshin përmes këngeve, vallëzimeve dhe lojrave që bënë së bashku me maskotat.

Në fund të kësaj shfaqje të gjithë fëmijëve ju shpërndanë dhuratat të cilat ishin përgatitur për ta. Kompanitë që morën këtë iniciativë, u ndanë shumë të kënaqur që sado pak gëzuan fëmijët e Fshatit SOS në prag të festave. Al Trade Center gjithsesi do të vazhdoj me iniciativa të tilla, me qëllimin dhe dëshirën që secilën herë të bashkohen në këtë iniciativë edhe më shumë kompani të tjera në mënyrë që këtyre fëmijëve të ju a shtojnë lumturinë.

Së bashku jemi të lumtur!
Al Trade Center
27 Dhjetor, 2018

Vizita ne Fakultetin Ekonomik, UP

Al Trade Center gjithmonë në përkrahje të të rinjëve, mlodhi një numër të madh të studentëve sot në Fakultetin Ekonomik për të diskutuar rreth perspektivave që ata kanë si të rinjë në vendin tonë.

Këtë ceremoni të organizuar nga Al Trade Center e mbështëtën edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, dekanati i Fakultetit Ekonomik, përfaqësues nga Oda Ekonomike e Kosovës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe përfaqësues nga Enhancing Youth Employment. Studentët patën mundësi të dëgjojnë fjalimin e mbajtur nga pronari i kompanise Al Trade Center, Z.Sokol Gashani, fjalimet që u mbajtën nga përfaqësuesit.

Gjithashtu ishin shume interaktiv dhe shfaqën interesim të madh rreth kësaj teme.

Al Trade Center
13 Dhjetor, 2018

Hapja e Pikes se Re te ATC Market, Drenas

Një mundësi e re për qytetarët e Drenasit!
Hapët pika më e re e ATC Market, në rrugën: Fehmi e Xhevë Lladrovci, në qytetin e Drenasit.

ATC Market, në këtë ditë feste hapi pikën më të re të shitjës. Në ceremoninë e hapjës së kësaj pike, morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të Drenasit dhe qyteteve për reth. Tashmë ky qytet dhe rajoni i Drenicës do të kenë në dispozicion një dyqan në të cilin përfshihet një gamë e gjerë e produkteve nga sektorët më të ndryshëm, që padyshim plotësojnë çdo kërkesë të tyre.

Me qëllim të krijojmë lidhje të forta, që t’i ndajnë vlerat dhe të mbështesim komunitetin, ne po angazhohemi çdo ditë të jemi me afër tyre, që së bashku të rrugëtojmë në rrugën e sukseseve. Padyshim që sot jemi të lumtur që po hapim këtë pikë të re të Marketit, dhe besojmë që ne do të vazhdojmë të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë konsumatorët tanë.

Së bashku, jemi të lumtur!
Al Trade Center
28 Nëntor, 2018

Shperndarja e Bursave per Studente

Edhe këtë vit Al Trade Center dhe Al Trade Holding, nënshkuan marrveshje me kryetarin e komunës së Drenasit Ramiz Lladrovcin, për financimin me 20 bursa për studentë të Komunës së Drenasit.

Këto bursa do të dhurohen gjatë vitit akademik 2018/2019.

Z. Lladrovci falënderoi kompanitë Al Trade Center dhe Al Trade Holding që edhe këtë vit ishin mbështetës për të ardhmen e studentëve të këtij vendi.
Al Trade Center çdo herë së bashku me ju dhe pranë jush!

Së bashku, jemi të lumtur!
Al Trade Center
01 Nëntor, 2018

Fushata ta pastrojmë Kosovën

Sot, nën Moton ’’SË BASHKU PËR NJË KOSOVË TË PASTËR’’, kompania jonë ka organizuar një aktivitetet për pastrimin e mbeturinave në rrugë, rrugica dhe ambiente publike në tri qytete të Kosovës, në ato qytetet ku aktualisht jemi prezentë me fushëveprimtarit tona, në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas.

Këtij aktiviteteti i’u bashkuan stafi i marketeve, ku përveç pjesëmarrjës së stafit të tyre në aksion, ishin të angazhuara edhe në organizimin e aksionit. Ky është aktiviteti i parë i llojit te tillë, dhe si fillim ju njofton se aktivitetet në kuadër të fushatës ’’SË BASHKU PËR NJË KOSOVË TË PASTËR’’, do të vazhdojnë edhe më tej, në çdo 15 shtator, që organizohet edhe në Kosovë, në mesin e 200 vendeve të tjera të botës.

Krahas pastrimit të këtyre lokacioneve, aktivitetet kanë për qëllim edhe ta ngrisin vetëdijen publike te qytetarëve për ruajtjen e mjedisit jetësor.
Al Trade Center çdo herë së bashku me ju dhe pranë jush!

Së bashku, jemi të lumtur!
Al Trade Center
15 Shtator, 2018

Vizita e Odës Ekonomike të Kosovës në Al Trade Center

Sot, nё kompaninë tonë, për vizitë ishte kryetari i Odёs Ekonomike tё Kosovёs, Berat Rukiqi me bashkёpuntorё , tё cilёt u pritën nga pronari i kompanisë dhe stafi menaxhues.

Kryetari i OEK-ut, z.Berat Rukiqi, vizitoi sot kompaninë “Al Trade Center” si shenjë përkrahje për sektorin e ndërtimit. Pronari i “Al Trade Center” , Sokol Gashani, e njoftoi Rukiqin pёr punën, angazhimin dhe tё arriturat e kompanisë, si dhe për sfidat më të cilat ballafaqohën.

Z. Rukiqi shprehu rëndësinë që posedon sektori i ndërtimit në rritjën e vazhdueshme të punësimit në vendin tonë. Gjatë kësaj vizite, pronari i “Al Trade Center”, z. Sokol Gashani, falënderoj kryetarin për vizitën dhe e vlerësoi lartë punën e OEK-ut për mbështetjen e bizneseve në përgjithësi. Z. Rukiqi shtoi se OEK do të jetë në përkrahje të vazhdueshme të sektorit ndërtimor, për promovimin e vlerave dhe tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohën kompanitë e ndërtimit.

Vizita vazhdoi edhe në kompleksin afaristo-banesor “Linda Premium Residence”, projekt ky që menaxhohet nga “Al Trade Center”.
“Al Trade Center” përveç pjesës ndërtimore posedon edhe sektore të tjera që veprojnë në qytete të ndryshme të Kosovës.

Së bashku, jemi të lumtur!
Al Trade Center
23 Gusht, 2018

Aktivitetet për ditën ndërkombetare të fëmijëve

Një Qershori, është dita ndërkombëtarë e fëmijëve. Fëmijët e të gjitha moshave kërkojnë që sot të jenë të lumtur dhe ta festojnë këtë ditë me prindër. Kjo ditë është kthyer jo vetëm në një ditë feste, por edhe në një ditë sensibilizimi. Kompania jonë ka synim që të krijoi një frymë të re në vendin tonë, që së bashku të ndertojmë të ardhmën e fëmijëve tanë.

Mbjellja e fidanëve në festën e fëmijëve, ishte një nga aktivitetet e shumta. Ndryshe nga ditët e zakonshme në tri qytetet e Kosovës, u realizua si një aksion simbolik, që së bashku me fëmijët bëmë mbjelljen e fidanëve si simbolikë (për një qytet të gjelbëruar për të ardhmën e tyre) duke e shëndërruar në një atmosferë festive dhe mjaft argëtuese për fëmijët. Për një kohë të caktuar, u ndam në tre grupe se bashku me fëmijët, për tri qytetet: Drenas, Fushë Kosovë, Prishtinë. Si mbështetës në këtë iniciativë gjetëm mirëkuptim nga, Kryetarët e Komunave (në fjalë si shenjë përkrahje për këtë aktivitet).

Ishin prezent edhe prindërit, gjyshërit, mësuesit, për t’i shoqëruar të vegjëlit gjatë këtij aktiviteti, që fëmijët e tyre t’i shihnin derisa argëtoheshin dhe buzëqeshin! Për Komunat në fjalë, përveç se u mbollën fidane, në Prishtinë u realizua edhe projekti sistemit te ujitjës në parkun e Dardanisë, ku dhe komuna ka shprehur vullnetin të investoj në atë park në hapjën e pusit dhe rregullimin e shtigjeve për këmbësorë.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të reflektoj pozitivitet për të tjerët, dhe sidomos për fëmijët. T’i bashkojmë forcat për aktivitete të tilla, duke iu bashkuar festës së fëmijëve, sepse e ardhmja jonë qëndron pikërisht tek fëmijët, të edukimi dhe sensibilizimi i tyre.

Al Trade Center të gjithë fëmijëve ju uronë 1 Qershorin!

Së bashku, jemi të lumtur!
Al Trade Center
01 Qershor, 2018

Bashkëpunimi me “Qendrën e Transfuzionit të Gjakut”!

Me kënaqësi, ju njoftojmë që si rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm në kuadër të aktivitetit të dhurimit të gjakut, nga stafi i kompanive “Al Trade Center” dhe “Bau Market”, “Qendra Kombëtarë e Transfuzionit të Gjakut” në Kosovë, sot dhuroi mirënjohje në shenjë falënderimi.

Kompanitë “Al Trade Center” dhe “Bau Market” falënderojnë për bashkëpunimin “Qendrën e Transfuzionit të Gjakut”, stafin e të dy kompanive si dhe vullnetarët tjerë të rastit ku bashkërisht e dëshmuam që “të dhurosh gjak, do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë”.

Andaj, në shenjë solidarizimi me njerëzit në nevojë, nga sot është vendosur që data 04 Korrik do të jetë ditë e caktuar për dhurim të gjakut për ç’do vit.

Së bashku, jemi të lumtur!
Al Trade Center
27 Qershor, 2017