Kompania Al Trade u themelua në vitin 1999, nga vëllezërit e familjes Gashani nga Drenasi. Aktualisht është njëra prej kompanive udhëheqëse të ndërtimit dhe tregtisë me materiale ndërtimore, e njohur për shërbimet e saja profesionale me cilësi të lartë.
Si kompani, ka filluar veprimtarinë biznesore me orientim në furnizim të materialit ndërtimor. Pas një suksesi të madh në biznes në fushën e furnizimit me material ndërtimor, si dhe duke u nisë nga një bashkëpunim i suksesshëm me partnerë tjerë si Agjensioni Evropian për Rindërtim, shoqata të ndryshme jo-qeveritare dhe humanitare si dhe institucionet vendore e ndërkombëtare, vizioni i vëllezërve Gashani ishte të shtriheshin edhe më gjerë me veprimtarinë biznesore.
Kështu që, në vitin 2012 bashkë-themelohët kompania tjetër Al Trade Center, duke u orientuar edhe në tregtinë me pakicë me qendrën e parë tregtare Al Trade Center, ku përurimi u bë me 21 Shkurt 2012 në Drenas, aty ku edhe gjendët sot selia e kompanisë amë Al Trade. Më vonë pason shtrirja e biznesit në fushën e ndërtimit dhe shitjes të banesave, me projekte tejet të suksesshme si Kompleksi Linda 1 dhe Linda 3 krahas kësaj edhe me patundshmëri.
Në të njëjtën kohë, rëndësi e veçante i kushtohet edhe themelimit të Institucionit Parashkollor Linda dhe aktiviteteve tjera biznesore. Al Trade Center në Kosovë po rritet në hap me kohën, qytetet ku aktualisht ne operojmë janë Fushë Kosova dhe Drenasi. Mirëpo, duke u nisë nga kërkesat e shumta për zgjerim dhe potencialin që kompania e ka, Al Trade Center planifikon qe së shpejti të zgjerojë aktivitetin biznesor me prezencën e shërbimeve edhe në vende tjera.
Sot me datën 29 mars, rrjetit Al Trade Market iu shtua pika e 6-të në Kosovë dhe pika nr.2 në Prishtinë me vendndodhje në Rr. Shkupi, Linda Premium Residence
Qendra e re Tregtare në Fushe Kosovë
Themelimi i IP Linda
Qendra e parë Tregtare
Themelimi i kompanisë Al Trade
Në “Al Trade Center”, ne kemi mision që të jemi kompani e dalluar për shërbimet që ofrojmë. Për të arritur këtë, ne kemi krijuar një frymë që mbështet dhe frymëzon stafin tonë, në mënyrë që ata të ofrojnë shërbime të një cilësie të jashtëzakonshme për klientët tanë të të gjitha fushave.
Vizioni ynë është që gjithmonë të jemi në rritje dhe në zhvillim, duke synuar standardet evropiane. Në “Al Trade Center”, ne duam të krijojmë një të ardhme më të mirë për shumë njerëz, e ne e mbështesim këtë duke krijuar mundësi të reja, gjithëherë duke synuar që të jemi pjesë shumë e rëndësishme e konkurrencës, jo vetëm në Kosovë, por edhe në regjion.