Al Trade vendosi gurthemelin e objektit Linda 17 në Fushë Kosovë

Çdoherë jemi në kërkim për më mirën për jetesë, një vend ku bashkë me familje gjejmë rehati, një ambient që i ofron të gjitha!

E nëse kërkoni më të mirën, atë e gjeni në banesat e Lindës nga Al Trade. Tash e 23 vjet e kemi dëshmuar se çdo projekt është i cilësuar për ndërtim të përsosur dhe komoditet në çdo metër katror.

Al Trade sot vendosi gurthemelin e objektit Linda 17 në Fushë Kosovë, një gurthemel i ri, një objekt që do ndërtohet me përkushtim dhe estetikë, ndërtim kualitativ dhe modern!

Duke vazhduar të dëshmojë përkushtimin e madh që ka në realizimin e projekteve të saj.

Krahas këtij kompleksi Al Trade është duke realizuar projekte tjera në Prishtinë dhe në Fushë Kosovë.