Sot me datën 29 mars, rrjetit Al Trade Market iu shtua pika e 6-të në Kosovë dhe pika nr.2 në Prishtinë me vendndodhje në Rr.Shkupi, Linda Premium Residence.Patëm nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në hapjen e marketit tonë të ishin pjesmarrës Kryetari i Odës Ekonomike z.Berat Rukiqi dhe Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve z.Agim Shahini. Gjithashtu, shfrytëzojmë rastin të falenderojmë të gjithë të pranishmit dhe stafin punues, me rastin e hapjes së Al Trade Market. Tashmë banorët e kryeqytetit do ta kenë në shërbim edhe një dyqan që përmbanë llojshmëri të madhe të produkteve nga sektorë të ndryshëm. Për ty dhe familjen!